Raporti i Dick Martyt/ Rama: Lufta në Kosovë ishte e përgjakshme, historia po manipulohet nga forcat e errëta

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Strasburg, ku është duke mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës.

Rama ka komentuar raportin e Dick Martit lidhur me trafikimin e organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Rama tha se rajoni nuk mund të qëndrojë më pas fantazmave të së shkuarës, ku theksoi se Kosova po përndiqet nga forcat e errëta.

Sakaq shtoi se ajo që ka rëndësi është se lufta në Kosovë ishte e përgjakshme.

“Në këto momente vendet e vogla nuk duhet të braktisen. Nëse kemi mësuar diçka është se demokracia është një proces në ndërtim dhe asnjëherë e përfunduar. Kosova po përndiqet nga e shkuara se sa lehtësisht mund të manipulohet historia nga forcat e errëta. ‘Ballkani i Hapur’ synon përmbushjen e aspiratave dhe objektivave. Ballkani mos të jetë më fuçia e barut, nuk duhet të rimë pas fantazmave të së shkuarës. Duam të jemi një model për një të ardhme të përbashkët. Privimet që bota të gjente marrëdhëniet morale, britma e Kosovës nuk mund të shpërfillej më. Bota demokratike mori përgjegjësi dhe erdhi në ndihmë, ku Kosova fitoi pavarësi.

Lufta është punë e shëmtuar ku dikush synon të drejtën, por ajo e Kosovës ishte e përgjakshme. Nuk do të angazhohem në spekulime por çfarë e ndaloi prokuroren të hetojë? Në 2008 paraqiti një mocion dhe dëgjoni titullin: Trafikim i organeve në Kosovë”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *