Rama për raportin Dick Martyt: Trillim! Forcat e UÇK-së po akuzohen si kriminelë lufte

Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një fjalim në lidhje me raportin Dick Martyt, ku theksoi se ky i fundit nuk ka asnjë fakt mbi akuzat për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Rama tha se i gjithë raporti është i gjithi një trillim dhe nuk ka asgjë të vërtetë.

Sakaq shtoi se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po mbahet në burg pa pasur ende prova konkrete, ndërsa drejtësia duhet të veprojë menjëherë.

“Raporti i vendos një theks të veçantë te një vend specifik ku ishin bërë operacionet. Çdokush mund ta shikojë është një prej banesave të shumta, vetë fshati që ndodhet në zonat e largëta të Shqipërisë ishte i izoluar nga energjia çka e bën të vështirë ndërhyrjen për operacionet. Në fakt fshatarët janë pyetur dhe janë shprehur se asnjëherë nuk kanë dëgjuar të tilla gjëra. Fantazitë që janë nxjerrë kanë marrë një përgjigje, shkruhet se fshatarët ishin kërcënuar nga UÇk. Për fat të keq ky nuk është i njëjti ku janë kryer krimet. Kjo nuk është për të qeshur, pasi luftëtarët janë akuzuar si trafikantë. Shqiptarët janë etiketuar si inferiorë.

Vetë raporti pranon se hetuesit nuk kishin burime, ka shënime në fund të faqes. Prokurores i ka munguar burimet për të hetuar. Shtëpia e verdhë ishte fantazmë. Hashim Thaçi iku nga zyra vetëm dhe dha dorëheqjen pasi besonte në drejtësi. Nuk jam këtu të vë në diskutim dhomat speciale të Kosovës por të diskutoj faktin se në akt-akuzë presidenti u mbajt në burg. Është një çështje që nuk ekziston, kemi pritur për të dalë diçka por jo”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *