Tashmë nuk ka dyshime, Eros Grezda konfirmon lidhjen e re të dashurisë

Futbollisti i njohur, Eros Grezda ka konfirmuar lidhjen e tij të re të dashurisë. Madje, ai ka postuar në ‘Instastory’ një foto me partneren e tij.

Romanca e Eros Grezdës dhe Ajsel Abazit paska arritur në një stad tjetër. Dyshja duket se janë prezantuar me familjarët e njëri-tjetrit, ose të paktën futbollisti po. Së fundmi, aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman, ka ndarë një foto në Instagramin e tij ku duket krah për krah me Eros Grezdën. Krahas imazhit në një nga stadiumet e Stambollit, aktori shkruan: “Njihuni me vëllain tim të ri.”

Tolgahan është partneri i Almeda Abazit, e cila është kushërira e të dashurës së re të Grezdës, Ajselit. Mesa duket futbollisti shqiptar kalon shumë kohë edhe me të afërmit e partneres, aq sa ka krijuar një lidhje të ngushtë edhe me Sayisman.

Rikujtojmë se, më herët Eros i dha fund lidhjes së tij me Oriola Marashin pikërisht për shkak të xhelozisë nga ana e futbollistit. Grezda ishte ai që përpiqej ta largonte Oriolën nga modelingu, duke sjellë kështu probleme në çift. Gjatë një intervistë për “Sport Magazine”, ai ka treguar se gjithmonë e ka bezdisur ky fakt pasi flitej për lidhjen e tij dhe jo karrierën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *