Eurodeputeti gjermani Frank Schwabe gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës në Strasburg i drejtohet Ramës duke i thënë se ndaj tij mund të parashtrohet një tjetër ftesë pasi gjatë fjalës së tij vetëm ka folur pa lënë vend për diskutim duke e quajtur situatë problematike.
“Kam mbetur pa fjalë sepse nuk është e mundur që të flisni për kaq shumë kohë dhe të mos na lini të bëjmë debat, është problematike. Mendoj të ftojmë për të ardhur sërish. Nuk e di çfarë të pyes dhe ç’të dikskutuoj. Duhet të pyes për gjyqësorin në Shqipëri, nuk e di nëse do të vini në Rijkiavik. Por nuk e di nëse është forumi për ta bërë një gjë të tillë. Kthehuni sa më parë dhe të diskutojmë.”