Vrasja e trefishtë në Klos/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e dy të plagosurve  

Një ngjarje e rënë ka tronditur Klosin këtë pasdite, ku dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën.

Viktimat e kësaj ngjarje janë Ilir dhe Kenado Shira (babë e bir), ndërsa të plagosurit Renato dhe Eglantin Hasula, po ashtu babë e bir. Burime për median bëjnë me dije se Renato Hasula, 14-vjeç ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa i ati është në gjendje të rëndë, me prognozë të rezervuar.

Kujtojmë se pas ngjarjes së rëndë dhe autori i dyshuar Fiqiri Mjeshtri është vetëvrarë.

Shkak për këtë ngjarje të rëndë dyshohet të jetë bërë vajza e familjes Mjeshtri, çka ka sjellë edhe përplasjen e Ilir dhe Kenado Shira me Fiqiri Mjeshtrin, më pas ky i fundit ka nxjerrë pistoletën duke vrarë dy anëtarët e familjes Shira dhe duke plagosur dy të tjerët.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *