Një ngjarje e rëndë u regjistrua gjatë ditës së sotme në Klos, ku Fiqiri Mjeshtri qëlloi për vdekje babë e birë Ilir dhe Kenado Shira dhe plagosi dy të tjerë. Dyshohet se shkaku i kësaj masakre është lidhja që 17-vjeçari kishte me vazjën e autorit.
Autori Fiqiri Mjeshtri rezulton se ishte aksioner i një miniere kromi në Bulqizë. Sipas ekstrakteve të QKB-së, Fiqiri Mjeshtri zotëronte 10 % aksione të aksioneve tek kompania e minieres “Maja e Drenit”, por kjo kompani është e bllokuar nga tatimet.
Pasi kreu krimin e rëndë, Fiqiri Mjeshtri i dha fund edhe jetës së tij.