Një kamionçinë është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të fshati Bishqethem.
Kamionçina që udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Fierit ishte e ngarkuar me mobilje. Drejtuesi i mjetit ka pohuar se ka dëgjuar një zhurmë nga pas të kamionçinës dhe më pas ka parë flakët.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të plagosur, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse.
Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.