Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën e Ardian Çapjes për lirim nga qelia duke vendosur që ai të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Çapja kërkoi zëvendësimin e masës në një masë më të butë me pretendimin se nuk ka prova.
Ardian Çapja u arrestua gjatë operacionit “Krasta 2021” për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012. Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe Florenc Çapja, të akuzuar nga prokuroria si porositës dhe organizator të vrasjes, që dyshohet se është pasojë e një vargu hakmarrjesh në Elbasan.
Të dy janë të dyshuar se kanë vrarë në 2012 babë e bir në shtëpinë e tyre, Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri.
Ndalimi i 53-vjeçarit Ardian Çapja dhe shpallja në kërkim e 40-vjeçarit Florenc Çapja u bë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Këto të dy në vitin 2012, dyshohet se në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir).