Histori e veçantë/ Dikur mbronte portën e Arsenalit, sot shet fruta-perime

Pasi nuk pati sukses në fushën e blertë të futbollit, ai e gjeti veten në fushën e biznesit. Rami Shaaban ishte zëvendësi i legjendarit David Seaman në ekipin fantastik të Arsenalit, që asokohe drejtohej nga i famshmi Arsene Wenger.

Një dëmtim i rëndë i pengoi karrierën në këtë skuadër, ndërkohë që gardiani gjerman Jens Lehmann i zuri vendin në klubin londinez. Si portier i dytë i ‘Topçinjve’ të Londrës suedezi luajti shumë pak dhe më pas u huazua në disa skuadra, deri sa u tërhoq nga futbolli në vitin 2011, kur ishte 36 vjeç.

Pikërisht në këtë moment do të nisë jeta e tij e dytë, madje shumë më e suksesshme se e para. Gardiani suedez Rami Shaaban hap një biznes fruta-perimesh, me mallin që e merr direkt nga Egjipti, vendin e tij të origjinës dhe e shpërndan në markete të Londrës. Nëse në futboll ishte portier i dytë apo i tretë, në këtë fushë ai është i pari dhe mjaft i suksesshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *