Zbardhet dëshmia e 16-vjeçares që u bë “mollë sherri” për masakrën e Klosit pasditen e djeshme.
Kenado, 17 vjeç dhe Ilir Shira, 46 vjeç (babë e bir) mbetën të vrarë pasi u qëlluan me pistoletë nga Fiqiri Mjeshtri.
Ndërsa Eglantin dhe Renato Hasula (babë e bir) mbetën të plagosur.
Nërkohë, Fiqiri Mjeshtri pas krimit qëlloi veten dhe humbi jetën.
Mësohet se vajza ka deklaruar në polici se shantazhohej në instagram nga dy kushërinjtë Renato Hasula dhe Kenad Shira, djem tezesh dhe se për këtë shkak kishte ditë që nuk shkonte në shkollë pasi ndihej e frikësuar.
Kjo gjendje e së bijës është vënë re nga autori, Fiqiri Mjeshtri, i cili e ka pyetur dhe ajo i ka treguar arsyen. Pas kësaj, 39-vjeçari bashkë me dy vëllezërit e tij, ka kërkuar që të sqarohet me dy të miturit të cilët morën edhe prindërit e tyre me vete në lokal, Eglantin Hasulën dhe Ilir Shirën. Po ashtu mësohet se në dijeni të konfliktit kanë qenë dhe mësues të gjimnazit në Klos.
Pasi kanë mbaruar shkollën dy kushërinjtë janë pritur nga autori dhe së bashku me prindërit kanë shkuar në lokal që të sqaroheshin por, duket se situata ka agravuar dhe më pas Mjeshtri qëlloi me armë zjarri në drejtim të tyre, duke vrarë babë e bir, Ilir dhe Kenad Shirën dhe plagosi Eglantin dhe Renato Hasulën./bw
Masakra në Klos/ Dyshohet se ishte arsyeja e konfliktit, merret në pyetje vajza e autorit