Armina Mevlani është një personazh mjaft i dashur për publikun dhe gjithnjë mer vëmendje për deklaratat e saj në “Goca dhe Gra”. Ndër të tjera ajo foli për fëmijërinë e saj ku tha se prindërit nuk e kanë llastuar edhe pse ka qenë fëmijë i vetëm. Ajo ka zbuluar së nëna e saj bënte tre punë në ditë dhe i ka mësuar asaj punën që kur ka qenë 14 vjeç.
“Mami punonte tre punë në ditë. Autoritetin ma ka dhënë në një formë tjetër, më ka mësuar me punën, që 14-vjeçe kam filluar të punoj. Kam qenë fëmijë i vetëm por nuk më ka llastuar. Autoritetin ma ka krijuar në një formë tjetër, ishte shoqja ime e ngushtë. Gjithçka që ajo më kërkonte ishte ligj për mua sepse unë e shihja sa shumë punonte e lodhej për mua. Pa krijuar atë autoritet me presion e llogari”, tha ajo.
Tani që “telashet” e dasmës kanë mbaruar, Armina Mevlani i është rikthyer jetës së përditshme. Blogerja duke ditur interesin e ndjekësve mbi detaje të ndryshme nga dasma e saj, nuk ka hezituar tu përgjigjet të gjithëve.
Së fundmi, Armina ka realizuar një “ask me a question” ku vëmendjen e mori një kompliment i një ndjekësi nga Tropoja. Komentuesi e konsideroi Arminën nusen më të dashur në Tropojë. As blogerja nuk ia la mangët këtë kompliment, duke i konsideruar tropojanët njerëz me shpirt të madh.
“Tropojanët janë fantastik! Njerëz me shpirt të madh. Këtë e kam mësuar dita ditës falë Shkëlzenit dhe fisit të tij”,-shkroi Mevlani.