Masakra e Klosit, flet kryeinfermieri i qendrës shëndetësore

Ka reaguar kryeinfermieri i qendrës shëndetësore të Klosit në lidhje me tragjedinë e ndodhur ditën e djeshme ku mbeten viktima të ngjarjes Babë e bir.

Bashkim Doda, kryeinfermieri i qendrës shëndetësore të Klosit në lidhje me të plagosurin Renato Hasula dhe babain e tij Eglantin Hasula deklaroi se:

“Djali erdhi vetë në këmbë në qendrën shëndetësore”.

Kujtojmë se këta të fundit mbetën të plagosur nga një sherri për motive të dobëta, ku ‘mollë sherri’ është bërë një vajzë që thuhet se adoleshenti e ngacmonte. Nga ngjarja në fjalë humbën jetën fatkeqësisht Ilir dhe Kenado Shira. Ndërkohë autori i ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri pas krimit vrau veten.

“Rreth orës 1 e ca të drekës, gjatë turnit të parë, ka ardhur në qendrën shëndetësore një djalë i ri, i plagosur me armë zjarri. Ishte i plagosur në pjesën e qafës dhe në shpatull. I kemi dhënë ndihmë mjekësore. Më pas me ambulancë e kemi çuar drejt spitalit të Burrelit. Në këto momente ka ardhur dhe babai i tij, me mbiemër Hasula. I dhamë ndihmën e shpejtë, ai ishte më rëndë. Kishte plumb në shpatull dhe në qafë. I vendosëm oksigjen. Djali thoshte; ‘na shpëtoni’. Ndërsa babai ishte më rëndë. Ne i kemi bërë disa pyetje për të parë nëse kishte parametrat në rregull. Djali erdhi vetë në këmbë në qendër shëndetësore.”- u shpreh  infermieri.

 

 

/bw

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *