Sot Grupi Punues në kuadër të Këshillit Evropian do të nisë procedurat për liberalizimin e vizave të Kosovës. Futja e Kosovë në agjendë nga Presidenca Çeke, po shihet si hap shumë i rëndësishëm dhe pozitiv.
Sot tema e liberalizmit të vizave për Kosovën është vendosur në tavolinën e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian. Lajmi është konfirmuar për Radio Kosovën nga Zyra e Qeverisë së Çekisë.