Vlorë/ Plagosi me armë në këmbë 19-vjeçarin, shpallet në kërkim autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë, 19-vjeçarin, gjatë një konflikti të çastit, shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes – D. T., 20 vjeç, . I plagosur mbeti Sebastian Jalla.

Njoftimi i Policisë:

Vihet në pranga dhe një 30-vjeçar, i pranishëm në konflikt, pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe nuk kallëzoi për plagosjen.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas tjetër, së bashkë me të dëmtuarin 19-vjeçar, pasi nuk kallëzuan krimin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim dhe me strukturat e tjera të DVP Vlorë, pas veprimeve të para hetimore, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Llakatund, ku mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi S. I., falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit:

– D. T., 20 vjeç, banues në fshatin Llakatund, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

Shtetasi D. T. dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me armë zjarri, shtetasin S. J., 19 vjeç, banues në Fier, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë këtij konflikti, së bashku me 19-vjeçarin, kanë qenë të pranishëm dhe 2 shtetas të tjerë, K. M. dhe P. K.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 30 vjeç, banues në fshatin Llaktund, Vlorë, pasi ka thyer masen e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, si dhe nuk ka kallëzuar krimin. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasit P. K., 40 vjeç dhe S. J., 19 vjeç (i dëmtuari), pasi nuk kanë treguar për rrethanat e ngjarjes. Vijon puna për kapjen dhe venien përapara përgjegjësisë ligjore të autorit të dyshuar. Materialet iu referuan Prokuorisë, për veprime të metëjshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *