Aksident në Elbasan, makina përplaset me taksinë

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Elbasan ku janë përplasur 2 automjete.

Burime për mediat bëjnë me dije se një taksi është përplasur me një autoveturë tjetër në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Rreth Rrotullimi i Bradasheshit.

Për pasojë të dy automjetet janë dëmtuar pjesërisht, ndërsa është plagosur lehtë një person. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se taksia ka goditur nga pas automjetin tjetër në ecje.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *