Raporti nga KE/ Balluku: Duam të bëhemi shtet anëtar në BE, rezultatet janë pozitive

Zv.kryeministrja Belina Balluku ka reaguar në lidhje me Raportin e Progresit 2022 për Shqipërinë, të dorëzuar nga Komisioni Europian.

Në një konferencë për mediat, Balluku tha se vendi ynë ka avancuar shumë dhe se qeveria do të bëjë të pamundurën për t’i përmbushur objektivat e vendosura drejt rrugës për në BE.

“Dje Komisioni Europian prezantoi raportin vjetor në lidhje me Shqipërinë. Ndaj duam t’i përmbushim me konkretizim detyrat. Ky raport do kthehet në një plan pune, ne për asnjë moment nuk kemi pasur iluzione të gabuara. Në 19 korrik të këtij viti ne çelëm negociatat për anëtarësim për të përmbushur kushtet më vonë. Duam të ecim përpara drejt BE, ne kemi ruajtur axhendën dhe administrata ka përparuar. Raporti për Shqipërinë vijon të raportojë rezultate pozitive. Duam të mbrojmë vlerat europiane, jemi krenar për atë që kemi arritur. Duam të bëhemi shtet anëtar ne kemi vullnetin për të arritur këtë rrugë”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *