Rrugorja në Elbasan me ‘dorë të hekurt’/ 14 të arrestuar, pezullohen 43 patenta

14 drejtues mjetesh janë arrestuar në Elbasan pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit Rrugor.

Mësohet se janë pezulluar në total 43 leje drejtimi pasi shoferët 24 për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore të qarkut të Elbasanit, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë Rrugore angazhohen çdo ditë, në akset rrugore në afërsi të shkollave, me qëllim normalizimin e trafikut dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

-janë arrestuar 14 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

-janë pezulluar 43 leje drejtimi, nga të cilat 24 për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe 19 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit.

Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *