Hajdutët vjedhin thesare historike ‘të pazëvendësueshme’ me vlerë 1 milion paund

Kështjella e “Arundel Castle” në Britaninë e Madhe është grabitur disa ditë pasi ajo u rihap për publikun.

Thesare historike me vlerë më shumë se 1 milion paund janë vjedhur nga kështjella. Një set rruazash prej floriri “të pazëvendësueshme” të Mary Queen of Scots, të cilat i kishte mbajtur gjatë ekzekutimit të saj,  ishin midis artefakteve vjedhura nga kështjella Ëest Sussex. Një zëdhënës i Kalasë së Arundel tha se artikujt kishin “rëndësi historike të paçmuar”.

Sende të ndryshme janë vjedhur me një domethënie të madhe historike. Këto përfshijnë rruaza ari të mbajtura nga Mary Queen of Scots në ekzekutimin e saj në 1587, disa gota kurorëzimi të dhëna nga sovrani për Earl Marshal dhe thesare të tjerë ari dhe argjendi.

Rruzarja ka pak vlerë të brendshme si metal, por si një pjesë e historisë së familjes Hoëard dhe trashëgimisë së kombit është e pazëvendësueshme. Zëdhënësi i administratorëve të kalasë Arundel theksoi se:“Artikujt e vjedhur kanë vlerë të konsiderueshme monetare, por si objekte unike të koleksionit të Dukës së Norfolk kanë një rëndësi historike jashtëzakonisht më të madhe dhe të paçmuar.

Kështjella “Arundel” u rihap për vizitorët të martën më 18 maj, pas një periudhe kohe që qëndroi mbyllur për shkak të pandemisë. Ndërkohë, policia, e cila vijon hetimet po ekzaminon një sallon i cili u gjet i braktisur dhe në flakë në Barlavington aty pranë për të vërtetuar nëse ka lidhje me vjedhjen.

/Burimi The Mirror: Përshtati në shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *