Ish-të përndjekur politikë kanë dalë sot para Kuvendit të Shqipërisë duke protestuar.
Në këtë protestë ata kanë kujtuar mikun e tyre të ndjerë Lirak Bejko, i cili 10 vite më parë dogji veten në shenjë greve urie për kushtet në të cilat ndodheshin ish-të përndjekurit.
Të gjithë së bashku ata kanë kërkuar që qeveria të zbatojë ligjet kundrejt të burgosurve dhe të përndjekurve politikë.
“Para 10 vitesh si pasojë e grevës për të drejtat legjitime na u dogj shoku jonë, Lirak Bejko. Ne jemi mbledhur sot që të kujtojmë Bejkon, që ndritë shpirti atje ku është. Ne jemi mbledhur se jemi atje ku kemi qenë si përpara 10 vitesh në kohën e grevës që zhvilluam. Nuk kërkojmë lëmoshë, por Shqipëria të zbatojë ligjet kundrejt të burgosurve dhe të përndjekurve politikë.”, tha një prej të ish-përndjekurve.