Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg autorin Kristjan Cenaj, pasi ka vrarë 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj.
Lidhur me ngjarjen e rëndë ka reaguar nëna e viktimës, Liljana Gjonaj e cila ka kërkuar dënimin me varje për autorin, ku ka kërkuar që shteti të nxjerrë në dritë të vërtetën.
Sakaq theksi se dënimi me burg ndaj Cenajt nuk ia lehtëson dhimbjen e humbjes së djalit të saj, ku theksoi se ky i fundit duhet të rëfejë kush e ka paguar për t’i marrë jetën një minoreni.
“Duke filluar tek zhdukja e djalit, që ndodhi ditën e parë. Pavarësisht dhimbje s’u ndjeva pak e lehtësuar dhe shpresoj që ky monstër ky kriminel të marrë dënimin e merituar dhe të zbardhet çdo gëj që ka bërë. Të tregojë kush janë vrasësit dhe kush janë ato monstra që e paguan që t’i merrnin jetën një minioreni. Unë e kam akuzuar Kristianin edhe fjalë i kemi dërguar në shtëpi Kristianit ai të hapë gojën. Shteti të reflektojë. Atë e di shteti dhe Kristiani. Shteti të vazhdojë me hetimet. Ai preu në besë dritën e syve të mi, u shit nga Kristian Cenaj. I bëj thirrje Kristianit dhe të atit të tij dhe shtetit që të nxjerri të drejtën. Ka qenë fajtor që ditën që ka bërë vrasjen e djalit tim. Djali kishte një orë dore dhe i thash ku e more. Më tha ja kam marrë shokut tha do të vij në orën 9 këtu. Por nuk erdhi. Për orën se dija se çfarë vlere ka. Fëmijët i kam rritur me gjak e sakrifica i kam rrit e vetme. Bizhuteritë ishin të një shoku të vëllait. Unë se dija se çfarë çmimi kishin bizhuteritë. Deri sa të marrë hakun dhe dënimin maksimal. Ai meriton varjen dhe të varet në mes të Mamurrasit dhe të jetë shembull për të gjithë që vrasin bijtë e nënave. Fëmija ime ka parë tmerr me sy.(qan, i dridhet zëri). Më ka hequr dritë e syve!”, tha ajo./shqiptarja