Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në Tepelenë, në lagjen “Selam Musai” ku një 71-vjeçare ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistikMësohet se Z. Rr., rreth 71 vjeçe, banuese në Tepelenë, ka qenë duke kaluar rrugën në momentin që është përplasur nga një automjet me drejtues H. Xh., 30 vjeç, banues në Tepelenë. 71-vjeçarja ndërroi jetë, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 13:00, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin H. Xh., 30 vjeç, banues në Tepelenë, ka aksidentuar shtetasen Z. Rr., rreth 71 vjeçe, banuese në Tepelenë, e cila si pasojë ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Përplaset për vdekje 71-vjeçarja në Tepelenë
Leave a comment