Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën që dënon aneksimin e paligjshëm nga Rusia të katër rajoneve të Ukrainës .
143 vende votuan pro rezolutës, 5 kundër dhe 35 abstenuan, duke përfshirë Kinën dhe Indinë .
Vendet që votuan kundër rezolutës janë, përveç Moskës, Bjellorusia , Siria , Nikaragua dhe Koreja e Veriut. Rezoluta ishte e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja.