Arrestohet sot 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Një 63-vjeçari me iniciale M.B. u arrestua nga policia i akuzuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi është përplasur me automjetin tip “Nissan”, me drejtues shtetasin A. L., duke i shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimi i kryer rezultoi se M. B. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu po procedohet penal në gjendje të lirë për shtetasin D. D., 28 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Pogradec, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi në fshat, ka prerë një sasi lënde drusore, pa leje.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. B., 63 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi duke drejtuar automjetin tip “Mercedes-Benz”, në lagjen nr. 7, Korçë, është përplasur me automjetin tip “Nissan”, me drejtues shtetasin A. L., duke i shkaktuar dëme materiale. Nga verifikimi i kryer rezultoi se M. B. e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin D. D., 28 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Pogradec, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi në fshat, ka prerë një sasi lënde drusore, pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.