Xhaçka pas raportit nga KiE: Shqipëria ka arritur progres të dukshëm, synojmë anëtarësimin në BE

Ministrja për Europën, Olta Xhaçka ka reaguar pas marrjes së  raportit nga Komisioni Europian lidhur me progresin e Shqipërisë.

Xhaçka tha se ky raport është një dokument pune mbi fushat se ku do të përcaktohet angazhimi i përbashkët me BE në javët e muajt në vijim.

Sakaq theksoi se qeveria nuk e ka humbur fokusin e punës pavarësisht sfidave të ndryshme

“Raporti i KE shënon një moment të rëndësishëm ku ne marrim vlerësim pozitiv teknik por dhe udhëzim lidhur me detyrat që duhet të përmbushim. Sot pas marrjes së raportit ndihemi mirë pasi njohët puna e bërë e vendit, raporti thekson reformat që duhen bërë drejt anëtarësimit në BE.

Qeveria nuk e ka humbur fokusin pavarësisht sfidave të ndryshme. Shqipëria ka arritur progres të dukshëm në miratimin e acquis të BE-së në vitet e fundit. Nga ana e komisionit ka një vlerësim pozitiv për zgjerim dhe për të mbajtur të sigurt sferën europiane. Komisioni thekson sfidat gjeopolitike”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *