Studionte drejtësi, një student shpik mënyrën më të re për të kopjuar

Një student i drejtësisë penale u kap duke mashtruar në një provim universitar, duke përdorur një metodë dinake dhe shumë të ndërlikuar.

Profesorët pranuan se nuk mund të mos admironin metodën që ai bëri për të futur shënimet në stilolaps.

Imazhet tregojnë se si studenti spanjoll kishte gdhendur në stilolaps shkronja mikroskopike që përmbajnë informacion nga programi i tij mësimor.

Sipas një shoku të të akuzuarit, ai e bëri këtë duke “zëvendësuar plumbin grafit të një lapsi mekanik me një gjilpërë”.

Lektorja e Universitetit Malaga, Yolanda de Lucchi, e cila postoi në Twitter përpjekjen e çuditshme për të kopjuar tha se ishte e tronditur kur e zbuloi.

Ajo tha: “Duke rregulluar zyrën time, gjeta këtë relike të universitetit që ia konfiskuam një studenti disa vite më parë.Çfarë arti!”

The sun 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *