Gjesti i pakontrolluar ndaj zyrtarit, tregon nervozizmin që përjeton Simeone…

Ndeshja që Atlético Madrid zhvilloi kundër Bruges në Metropolitano la disa imazhe të pazakonta. Një prej tyre, për fat të keq për një nga protagonistët e saj, nuk është hera e parë që ndodh. I referohemi Pedro Pablo Matesanz, delegatit zyrtar të ekipit madrilen, i cili në disa raste ka qenë tashmë objekt i efuzivitetit të Simeones.

Askush nuk është në dijeni që trajneri argjentinas e jeton futbollin si pak të tjerë, ai është një zjarr i pastër për grupin. Dhe dëshiron, që edhe pjesa tjetër të jetojë me të njëjtin intensitet si ai, të jetë i vëmendshëm ndaj çdo detaji që Atletico mund të përfitojë.

Në këtë konteks në një moment të ndeshjes, Cholo pati një gjest mjaft të beftë ndaj Matesanz. Në protestë të plotë nga pankina, ai e kuptoi që delegate zyrtar i ekipit nuk po i bënte presion arbitrit siç duhej, u fut në pankinë dhe e kapi për krahu atë duke i thënë: “Shko, shko!” disa herë.

Nuk është hera e parë që ndeshjet e Atléticos lënë imazhe të tilla. Në vitin 2016, Simeone i dha Pedro Pablo Matesanz një shtysë të mirë, sepse një zëvendësim kundër Bayernit po merrte më shumë sesa donte ai.

 

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *