Një shpërthim tritoli ndodhi mbrëmjen e djeshme në në Shijak në banesën e Ilgner Vorës, kryetarit të grup seksionit të Partisë Demokratike në këtë zonë.
Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një djalë i ri shihet teksa ecën duke çaluar, hedh një lëndë plasëse me fitil dhe largohet me shpejtësi, dhe më pas ndodh shpërthimi. Gjithashtu, në video shihet se i riu është i pamaskuar kur hedh lëndën plasëse.
Për fat të mirë, si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale. Policia e Durrësit ka shoqëruar disa persona në komisariat dhe po punojnë për identifikimin e autorit të vendosjes së lëndës plasëse.