LSI ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Qarkun e Gjirokastrës

Para disa ditësh Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) vendosi të rrëzojë kërkesat ankimore të PD dhe të LSI për qarkun e Gjirokastrës, duke lënë kështu në fuqi vendimin e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve.

Po ashtu KAS rrëzoi edhe kërkesën ankimore të kandidatit të pavarur Kreshnik Merxhani, lidhur me parregullsitë e pretenduara prej tyre gjatë dhe pas votimit, në zgjedhjet e 25 prillit, për Qarkun e Gjirokastrës.

Sot, Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS, nëpërmjet një shkrese zyrtare, duke kërkuar rrëzimin e vendimit.

Kujotjmë se LSI kishte kërkuar ripërsëritje të zgjedhjeve në Bashkinë e Dropullit dhe shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve për gjithë qarkun, pasi pretendonte se emigrantëve në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut u ishte ndaluar e drejta e votës,  dhe kishte informacione edhe për votim të dyfishtë.

KAS i rrëzoi këto vendime duke lënë në fuqi rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *