Zbulohet pas një dekade shifra e vërtetë e transferimit të Neymar te Barça, rrezikon 5 vite burg prej saj

Fondi brazilian i investimit, DIS, ka zbuluar më në fund shumën e vërtetë që ka paguar Barcelona për të blerë sulmuesin brazilian Nejmar nga radhët e Santos në verën e vitit 2013. Asokohe u fol për një shifër rreth 50 milionë euro por tashmë kanë dalë në pah detajet e një mashtrimi të madh financiar, pasi në të vërtetë katalanasit kanë paguar 82 milionë euro për të me akordin e siguruar që në vitin 2012.

Paulo Naser, avokati i fondit brazilian, ka zbuluar prapaskenat e atij transferimi që tani ka shkuar në gjykatë e mund të ketë pasoja të rënda për lojtarin dhe drejtuesit e klubit katalanas në ato vite.

“Kërkesa jonë ka bazën e korrupsionit dhe mashtrimit financiar, pasi Barcelona vendosi që të shmangte pagesën e klauzolës së largimit të Nejmar që ishte 65 milionë euro nga e cila do të përfitonin Santos dhe DIS”. Fondi në fjalë kishte siguruar në vitin 2009 40% të të ardhurave nga një shitje e mundshme e ardhshme e lojtarit pasi kishte paguar 2 milionë euro.

Por Barcelona pagoi 25,17 milionë euro te Santos për kartonin e futbollistit, ndërsa ka kaluar 60 milionë të tjerë në llogaritë e kompanisë “N &N Consultoria Esportiva”, që menaxhohet nga babai i lojtarit, teksa DIS ka përfituar vetëm 6,8 milionë euro për atë që i takonte në 40% të vlerës së transferimit.

Avokati shpjegoi se Santosi u sigurua që të merrte para të tjera nga Barcelona nëpërmjet organizimit të një miqësoreje me vlerën 4,5 milionë euro si dhe kontratën e ekskluzivitetit për blerjen e tre lojtarëve, që nuk u ekzekutua kurrë, me vlerë 7,9 milionë euro.

Për këto shkelje, DIS dhe Shoqata e Futbollistëve Profesionistë në Brazil kanë kërkuar 5 vite burg për Nejmar, një gjobë prej 149 milionë eurosh që do t’i paguhet shtetit spanjoll si dhe t’i hiqet e drejta të ushtrojë profesionin e tij gjatë periudhës që zgjat dënimi. Kërkohet gjithashtu edhe 5 vite burg për Sandro Rosell e Josep Maria Bartomeu, si dhe një gjobë prej 195 milionë eurosh për ta.

Nga ana e saj, Ministria e Financave e cila është gjithashtu palë akuzuese në këtë gjyq, ka kërkuar 2 vite burg për Nejmar dhe 10 milionë euro gjobë, pa harruar këtu gjoba dhe dënime të ndryshme me burg për ish-drejtuesit e Barcelonës për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim financiar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *