Europa League: Roma zhgënjen sërish, Arsenali siguron kualifikimin

Europa League luajti këtë pasdite disa nga ndeshjet e fazës së katërt të grupeve.

Roma vazhdon të rrezikojë kualifikimin tutje, teksa sot barazoi 1-1 në Spanjë me Betis.

Ekipit italian i kushtoi shumë një humbje topi në mesin e fushës në minutën e 34-të. Canales zhbllokoi shifrat, pas një pasimi të Rodrit.

Roma barazon me Belottin sapo filloi pjesa e dytë, por arbitri e anuloi. Për t’u quajtur goli i rregullt nevojitej ndërhyerja e VAR, e cila u jep të drejtë protestave të Mourinhos në pankinë.

Arsenali është mjaftuar me një gol në Norvegji, ndaj Bodo/Glimt (0-1). Gooners morën 3 pikë falë një goli të Sakas në minutën e 24-të. Ekipi i Artetas vazhdon i qetë rrugëtimin, me objektivin kryesor që është fitorja e Europa League.

Ht

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *