Tjetër aksident në Elbasan, shoferi i dehur përplas pastruesin e rrugës

Pas aksidentit ku mbeti i dëmtuar një 40-vjeçar, një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd, pranë Urës së Lizës. U mësua se një automjet ka marrë përpara një punonjës të pastrimit të rrugës.

Shoferi i automjetit dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur. Ndërkohë, i lënduari ndodhet në spital dhe policia është duke kryer hetimet për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *