Berisha: PD po përgatitet për një protestë të madhe kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar se kudo që shkon gjen urrejtje ndaj qeverisë, ndërsa shtoi se PD po përgatitet për një protestë të madhe kombëtare para përfundimit të vjeshtës.

Berisha nuk dha një datë të saktë se kur do të organizohet kjo protestë, por tha se pjesë e saj do të jenë qytetarë nga e gjithë Shqipëria.

“Pretendojmë për të qenë partia kryesore e vendit në çdo aspekt në zgjedhjet lokale. Unë kudo që shkoj gjej një urrejtje ndaj qeverisë. A e konstatoni ju? Ka ndodhur një gjë e pabesueshme, ka ndodhur një pakënaqësi, edhe gurët po të kishin gojë do flisnin kundër kësaj qeveria.Po i përgatisimin protestat. Në Vaun e Dejës më thanë na njofto të vijmë me të madh e më të vogël në Tiranë. Njerëzit do vërshojnë nga e gjithë Shqipëria.

Një gjë është e sigurt që Shqipëria do të njohë protestat që nuk i ka njohur kurrë më parë. Protestat kanë filluar, sindikata e pedagogëve ka nisur dhe ka një përkrahje të fortë pedagogëve, studentëve por edhe mësuesve.

Fitorja e opozitës do të shtrihet nga Tirana në të katërt anët e vendit”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *