Një prift dhe një imam do të tentojnë një ekzorcizëm për të çliruar një pallat “të përhumbur nga fantazmat”. Ndodh në Fontenay-aux-Roses, një qytet në periferinë jugore të Parisit, ku kryebashkiaku i është drejtuar ministrave të dy kulteve për të luftuar paranormalen. Hije, pamje të çuditshme, objekte lëvizëse, banorët e pallatit pretendojnë se prej muajsh luftojnë me shpirtrat, ndaj majin e kaluar i dërguan një letër kryetarit të bashkisë për “zhvendosje urgjente”.
Origjina e fenomeneve paranormale, siç raporton Le Parisien , do të ishte vdekja e një prej qiramarrësve në prill 2019. Jo një banor si kushdo, por, siç thonë fqinjët, një “medium” i aftë për të komunikuar me shpirtrat. Nga ai moment do të fillonin shfaqjet e para. Gisèle, një nga banorët e ndërtesës, betohet se nëntë vjet më parë, para se të transferohej atje, ai nuk besonte në tregimet e fantazmave, i intervistuar nga BMF TV ai tha se “karriget dhe pjatat lëvizin vetë, llamba fiket dhe ndizet papritur… Këto janë gjëra të frikshme. Sot djali im 14-vjeçar fle në dhomën time sepse, natën, dikush i guduliste këmbët.”
Shumë në pallat janë islamikë dhe argumentojnë se shkaku i këtyre fenomeneve paranormale janë “xhindët”, shpesh entitete të liga mbinatyrore që janë pjesë e Islamit. Souad, një banore e pallatit, tha se ajo iu drejtua një imami “i cili e këshilloi të hidhte kripë në pragun e derës së saj dhe të gjente ngushëllim në Kuran”. Kryebashkiaku i qytetit siguroi se dy funksionarët fetarë, prifti dhe hoxha, edhe pse shumë të zënë, do të kryejnë ekzorcizmin: “Kemi marrë një përgjigje të favorshme prej tyre, do të vijnë”.
Qershorin e kaluar, një muaj pas ankesave të para për praninë e fantazmave, kompania zotëruese e pronës njoftoi se do të merrej me kërkesat për zhvendosje të qiramarrësve “si çështje prioritare”. Damien Vanoverschelde, menaxher i përgjithshëm i kompanisë që kujdeset për ndërtesën, pohoi se “një konsulent social takoi dhjetë nënshkruesit e letrës në fillim të verës” – shtoi ai – “Katër nga qiramarrësit janë me detyrime të prapambetura. Ne nuk mund t’i lëvizim ato derisa të anulohet ky borxh, sepse ndryshe e humbasim. Prandaj, ne po kryejmë një plan shlyerje borxhi me familjet e prekura. “Ndër gjashtë qiramarrësit e tjerë që mbeten të përshtatshëm për zhvendosje”, vetëm dy familje janë vërtet të frikësuara nga aspektet paranormale.