Itali/ Ishte fshehur në një kontejner me banane, sekuestrohet 200 kg kokainë në portin e Livornos

200 kilogramë kokainë e pastër e cila vinte nga Amerika e Jugut është sekuestruar në Portin e Livornos në Itali.

Mediat italiane raportojnë se lënda narkotike ishte sjellë në Itali në dy konteinerë frigoferikë të ngarkuar me banane, që kishin kaluar nga Ekuadori një muaj më parë.

Ndërkohë, kontrolli i imtësishëm i disa kontejnerëve bëri të mundur gjetjen e lëndës narkotike, e ndarë në 180 pako të mbështjella me izolant dhe e mbuluar me një shtresë plumbi, truk i përdorur nga narkotiktrafikantët për të ruajtur më mirë drogën dhe për të shmangur kontrollet teknike.

Mirëpo, këto mjete nuk mjaftuan dhe falë mjeteve të përdorura nga policia doganore, si dhe kontrolleve manuale të mëvonshme, u gjet ngarkesa e madhe e drogës, e fshehur në konteiner.

Sakaq, nëse do të shitej, kokaina do të kapte vlerë e mbi 60 milionë eurove.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *