Protesta e pedagogëve, Berisha: Punonjës e studentë, bashkohuni të gjithë para Universitetit të Arteve

Ditën e sotme pritet që pedagogët të zhvillojnë protestën e paralajmëruar para Universitetit të Arteve në kryeqytet.

Ndërkohë, mbështetës për këtë protestë është edhe Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, i cili u ka bërë thirrje që qytetarëve që të bashkohen në këtë tubim.

“Të gjithë në Protestë! Sot, në ora 11:00, protestë e madhe para Universitetit të Arteve nga pedagogë, punonjës dhe studentë të universiteteve të vendit”, shkruan Berisha.

Kujtojmë që kjo protestë vjen pas kërkesës për rritjen e pagave me 30% këtë vit dhe 20% vitin e ardhshëm pasi në të kundërt akademikët kanë bërë me dije se nëse kërkesat e tyre nuk do të plotësohet do të bojkotojnë mësimin në datën 17 tetor.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *