Pedagogët protestojnë sot para Universitetit të Arteve për plotësimin e kërkesave

Sindikata e Pedagogëve do të mbajë një protestë këtë të premte para Universitetit të Arteve.

Protesta pritet të mbahet në orën 11:00, ku pedagogët do kenë mundësi t’i përsërisin kërkesat e tyre që kanë ndaj qeveri8së.

Nga ana tjetër ata kanë paralajmëruar bojkot nëse këto të fundit nuk plotësohen deri më datën 17 tetor.

Kërkesat e pedagogëve:

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar);

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar);

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar);

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar);

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet);

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet);

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet);

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet);

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord).

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *