Meta kallëzoi Autoritetin e Dosjeve, flet avokati: Prokuroria ende asnjë veprim hetimor

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe avokati Genc Gjokutaj kanë dalë sot në një konferencë për mediat, ku kanë folur për pretendimin e Autoritetit të Dosjeve se Ilir Meta ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit.

Gjatë fjalës së tij, avokati Gjokutaj dha detaje nga kallëzimi që kanë depozituar ndaj këtyre akuzave. Sipas avokatit, Meta kallëzoi Autoritetin e Dosjeve më 1 shtator. Më tej ai shtoi se ky është një skandal dhe këtu flitet për një ligj famëkeq që duan të bëjnë dhe jo për Ilir Metën

“Ndaj gjithë shkeljeve kemi depozituar kallëzimin. Çfarë ka ndodhur? Gjatë kësaj kohe që prokuroria, e cila ka treguar mungesë vullneti, flasim për ish-presidentin e Republikës, kemi dorëzuar kallëzimin ndaj këtij mosfillimi. Kërkesa është bërë nga ana ime si përfaqësues ligjor i zotit Meta. Është kërkuar dokumentacioni që bën obligator dhënien e akteve. Autoriteti me një cinizëm dërgon një përgjigje pas edhe një kujtese që i kemi bërë, në datën 4 na dërgon një shkresë ku përgjigja nuk i përmbahej kërkesës së objektit tonë, por e ngatërronte avokatin e zotit Meta ku thoshte se duhet të vinte. Ky është një gabim inteligjent, ky qëllimi Autoritetit është paditur në gjykatë administrative. Po një kërkesë i është bërë Kuvendit të Shqipërisë. Tani ata e dinë që me vonesat duan të skadojnë afatet e ndjekjes së çështjes, por kjo çështje do të goditet në çdo segment të saj. Ky është skandal dhe këtu flitet për një ligj famëkeq që duan të bëjnë dhe jo për Ilir Metën. Sot jemi në kushte ku ata operojnë jashtë ligjit, falsifikojnë dokumente shpërdorojnë detyrën duke targetuar persona të veçantë”, tha Gjokutaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *