PL reagon pas refuzimit nga Prokuroria: Vendimi i saj është skandaloz, Rama ka ‘kapur për fyti’ drejtësinë

Partia e Lirisë ka reaguar pas refuzimit nga prokuroria e Tiranës për padinë ndaj Autoritetit të Dosjeve, duke vendosur mos fillimin e procedimit penal.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i saj Petrit Vasili tha se vendimi i Prokurorisë është nul dhe se nuk ka respektuar ligjin.

Sakaq shtoi se drejtësia është kapur nga qeveria.

“Nuk ka kryer hetim prokuroria, nuk është thirrur Meta. Vendimi i prokurorisë është nul. Nuk ka respektuar asnjë nga detyrimet themelore që i takon prokurorisë së Tiranës. Kjo tregon qartë kapjen për fyti të drejtësisë dhe gjithë institucioneve nga Edi Rama. Është një vendim që shkel ligjin, veprimet e Prokurorisë kanë qenë skandaloze. Prokuroria duke mos regjistruar procedimin penal ka shpërdoruar detyrën”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *