Prokurori i Tiranës, Erjon Imeraj është konfirmuar në detyrë pasi ka kaluar procesin e Vettingut.
Imeraj iu nënshtrua Vettingut lidhur me raportin për deklarimin e të ardhurave, konkretisht për një banesë e blerë në vitin 2014. Raporti nga ana e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për Imerajn ka rezultuar pozitiv. Imeraj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe për profesionalizmin, pasi Komisioni u shpreh se nuk i ka kaluar barrë prove në këto dy kritere dhe as për tetë çështjet e denoncuara nga publiku.
Imeraj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 2005 dhe më pas ka punuar për 7 vite si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme.
Imeraj është emëruar si prokuror pranë Prokurorisë Tiranë në vitin 2012.