Presidenti turk Tajip Erdogan deklaroi se “Turqia do të bëhet një qendër ndërkombëtare e shpërndarjes së gazit natyror”. Lideri turk dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, pas takimit ballë për ballë në Astana të Kazakistanit, udhëzuan delegacionet e të dy vendeve që të nisin shpejt idenë e një qendre gazi.
Një propozim i bërë nga kreu i Kremlinit – në mënyrë që evropianët të marrin gaz me çmime më pak të tepruara – dhe i pranuar nga presidenti turk, i cili, sipas shtypit turk, dëshiron të lëvizë menjëherë.