Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka zhvilluar këtë të premte një seancë dëgjimore lidhur me sulmet kibernetike nga sistemit TIMS.
Lidhur me këtë të fundit, drejtoresha e AKSHI Linda Karacanaj ka kërkuar që seanca të mbahej pa prezencën e kamerave.
“Për shkak të faktit që gjatë diskutimit do të trajtojmë informacion që është i klasifikuar, sekret ose tepër sekret unë do t’ju lutesha që seanca të zhvillohej pa praninë e kamerave, me dyer të mbyllura”, tha ajo.
Nga ana tjetër kryetari i Komisionit, Nasip Naço ka kërkuar që që të dorëzojnë celularët e tyre në mënyrë që informacioni mos të përhapej.