Kryeministri Anglisë drejt altarit për herë të tretë!

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds, duke se do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë vitin e ardhshëm. Lajmi është publikuar në tabloidin britanik The Sun, por pa cituar burime.

Nëse konfirmohet, udhëheqësi konservator do të jetë kreu i parë në detyrë i qeverisë që do të martohet në gati 200 vjet. Sipas gazetës, ceremonia është caktuar më 30 korrik në një vend të fshehtë dhe do të rezervohet vetëm për miqtë dhe të afërmit. Për 56-vjeçarin Johnson, kjo do të jetë martesa e tretë,ndërsa për Symonds do të jetë e para.

Symonds është 22 vite më e re dhe thuhet se Johnson i propozoi për martesë partneres gjatë pushimeve në ishullin e Mustique. Kujtojmë se çifti ka një fëmijë sëbashku, i cili lindi në prill të vitit 2020, Wilfred Lawrie Nicholas Johnson.

Nga martesa e dytë me Marina Wheeler, Johnson ka katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Ai u nda në 2018-s pas 26 vitesh martesë.

/Burimi The Sun: Përshtati ne shqip Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *