Blogeren e njohur Sara Hoxhën, që deri më tani të gjithë e njihnim si partnerja e reperit Ledri Vula, do ta mbajmë mend gjithashtu edhe si konkurenten e “Dancing With the Stars”. Sara është një prej konkurenteve të kësaj gare që ka surprizuar për mirë jurinë dhe publikun. Ajo ka treguar se ka talent në kërcim dhe natën e parë i habiti të gjithë me performancën e saj.
Tepër e aftë në skenë sikur të kishte kohë që praktikonte kërcimin, mirëpo për të arritur këtë rezultat i është dashur tepër punë. Vetë Sara ka treguar në një postim në ‘InstaStory’ sakrificat që i duhet të bëjë gjatë pjesëmarrjes në spektaklin e kërcimit. Këmbët e saj janë bërë “copë”, siç e tregon më së miri kjo foto.
“Dikush të më ndihmojë”– shkruan Sara krahas postimit. Megjithëse nata e parë rezultoi një sukses për të, Sara tregoi se nuk kishte dashur që partneri i saj Ledri të ishte prezent në studio. Kjo pasi kishte patur tepër emocione dhe nuk donte akoma më shumë të tilla, duke patur edhe Ledrin në publik. Reperi e ndoqi Sarën nga shtëpia, së bashku me vajzën e tyre Poem Blu. Ndërsa mamaja, babai dhe gjyshja e Ledrit kishin ardhur në studio për ta mbështetur.