‘Rama shkoi me kamxhik në KiE’/ Berisha: Unë jam Kosovar ndërsa ai e turpëroi

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Komisionin Europian.

Berisha tha se vetë ai nuk po e përdor Kosovën për politikë por Rama ishte ai që turpëroi vendin tonë dhe përdori gjyqin e Hagës për t’u paraqitur si patriot.

A po e përdor Kosovën për politikë?

Berisha: Unë jam kosovar nuk mund të akuzohem për përdorim. Rama kishte shumë mënyra për të ndihmuar Kosovën që të anëtarësohej në KE. Pra, Rama shkoi për të zgjuar reaksion dhe mos të ndikojë në vota. Ky shkoi si kamxhik, si Enver Hoxha në Moskë. Një njeri që turpëroi Shqipërinë, Kombin dhe po e përdor gjyqin e Hagës për t’u paraqitur si patriot. Nëse do donte të ndihmonte do e bënte me një rezolutë për Shqipërinë që të hidhej poshtë akuza për transplante në Fushë-Krujë dhe Mat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *