U kritikua për fjalimin në KiE, Rama-Opozitës: Vazhdoni të flisni o rubla famëkeqe

Kryeministri Edi Rama është kritikuar nga opozita në Shqipëri për fjalimin e mbajtur në Strasburg në Këshillin e Evropës.

Me anë të një reagimi në rrjete sociale, Rama shprehet se opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse.

“Rublat vazhdojnë të flasin mbrapsht në Tiranë, siç folën në 2011 përmes votës KUNDËR Kosovës, e vetë Shqipërisë dhe PRO Rezolutës famëkeqe, që lemerisi botën me shkulësit e organeve shqiptarë! Opozita e rublave është e zhytur shumë më thellë se sa duket në thesin e parave ruse…”, shkruan Rama.

Edi Rama është kritikuar nga opozita pasi mbajti fjalimin e tij në Asamblenë e Këshillin Europian.

Kryetari i PD, Sali Berisha e quan Ramën armik të kombit shqiptar, ndërsa qëndrimin e tij në Strasburg e quan si thikë pas shpine për Kosovën dhe Shqipërinë.

Fjalimi i Ramës në Strasburg/ Berisha: I futi thikën pas shpine Kosovës, turpëroi shqiptarët në Asamblenë e KiE-së


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *