Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me bashkimin e opozitës dhe çfarë pritet për zgjedhjet.
Berisha tha se opozita nuk e ka humbur fokusin dhe se bisedimet për zgjedhjet po vazhdojnë.
Opozita vijon të mbetet e përçarë, koha që kalon do kthehet në dëm gjatë zgjedhjeve?
Berisha: Opozita nuk humbet kurrë fokusin si gardiane e interesit kombëtar. Edi Rama në Strasburg shkelmoi interesin kombëtar. Bëri një bruto-figurë dhe tronditi anëtarët, ku bojkotoi darkën. Bashkimi është ende në proces, mos prisni rezultate kaq shpejt.