Së fundmi, të gjithë po mendojnë se martesa e Victoria dhe David Beckham po merr fund dhe se divorci është shumë pranë. Shkak për këto dyshime u bë thjesht një tatuazh.
Fansat vunë re kyçin e dorës së Victoria-s këtë shtator kur ajo bëri një tutorial të buzëkuqit të linjës së saj në ‘Instagram’, ku një pjesë e tatuazhit në kyçin e dorës dukej se ishte zbehur pothuajse plotësisht. Bëhet fjalë për tatuazhin “DB”, inicialet e burrit të saj që ajo ka që nga 10 vjetori i lidhjes së tyre.
Nga video duket se tatuazhi është në proces heqjeje. Edhe pse ende mund të shihen gjurmë e tij, tatuazhi dukshëm është venitur. Natyrisht, ky është parë si një shqetësim për disa fansa, kryesisht për shkak të dramës së fundit të tatuazheve të Sylvester Stallone.
Në daljet e fundit publike, Victoria u shfaq me tatuazhin e fshirë ndaj “iu detyrua” të gjithëve një shpjegim për martesën e saj.
Në fakt, fshirja e tatuazhit është thjesht çështje estetike!
“Ata thjesht nuk më duken aq mirë. Nuk do të thotë asgjë më shumë se kaq. Mendoj se mediat filluan të spekulonin se unë do të largohesha nga bashkëshorti im. Jo, thjesht u mërzita nga tatuazhi. Është kaq e thjeshtë”.