9 drejtues mjetesh janë proceduar penalisht në Fier e Divjakë.
Shtetasit me iniciale E. M., 34 vjeç, Dh. G., 55 vjeç, A. Ç., 62 vjeç, M. P., 61 vjeç, A. P., 27 vjeç., A. V., 55 vjeç, K. T., 62 vjeç, Sh. K., 58 vjeç, P. P., 53 vjeç drejtonin automjetet pa leje drejtimi.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit E. M., 34 vjeç, Dh. G., 55 vjeç, A. Ç., 62 vjeç, M. P., 61 vjeç, A. P., 27 vjeç, të pestë banues në Divjakë dhe për shtetasit A. V., 55 vjeç, K. T., 62 vjeç, Sh. K., 58 vjeç, P. P., 53 vjeç, të katërt banues në Fier, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetet e tyre përkatëse, të papajisur me leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.