Deputeti proteston kundër një projektligji duke thyer telefonin e tij me çekiç

Burak Erbay, një deputet turk ka thyer celularin me çekiç gjatë  kohës që po fliste në parlament.

Ai është anëtar i Partisë Popullore Republikane në opozitë, po protestonte kundër një projektligjit të propozuar të mbështetur nga qeveria, i cili synon të luftojë “dezinformimin” në internet.

Sipas këtij legjislacioni, rrjetet e mediave sociale dhe faqet e internetit do të duhet të publikojnë detaje të përdoruesve të dyshuar për “përhapjen e informacionit mashtrues” dhe mund të rezultojë në burgosjen e të akuzuarve deri në tre vjet burg.

Kritikët thonë se projektligji, nëse miratohet në ligj, do të cenonte liritë e shtypit dhe do të çonte në censurë të përhapur.

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *