Një 42-vjeçar është proceduar penalisht në Vlorë, pasi u kap me mallra pa faturë.
Shtetasit me iniciale F.B., i është sekuestruar në automjetin (pronë e një poste) një sasi mallrash pa faturë.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin (në pronësi të një poste private) me drejtues këtë shtetas, është gjetur dhe sekuestruar një sasi mallrash pa faturë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.